Doli pozitiv ndaj coronavirusit, reagon Rugani: Jam mirë, bëni kujdes!

Ditën e djeshme klubi i Juventusit njoftoi se mbrojtësi italian Daniele Rugani kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusit, duke u bërë futbollisti i parë i Serisë A që preket nga virusi që ka vënë nën alarm dhe karantinë të gjithë Italinë.

Kaq ka mjaftuar që përveç klubit bardhezi, në karantinë të mbyllen menjëherë edhe futbollistët e Interit, të cilët u përballën me Juventusin mbrëmjen e të dielës dhe kanë pasur mundësi kontaktin me mbrojtësin Rugani.

Vetë ky i fundit ka reaguar pas mesnatës së djeshme, duke thënë se ishte mirë dhe duke bërë apel që të gjithë të tregojnë kujdes.

“Keni lexuar lajmin që jam prekur nga koronavirusi dhe për këtë më duhet të qetësoj të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin tim, duke ju thënë se jam mirë. Ju ftoj të gjithëve të zbatomë me përpikëri rregullat, pasi koronavirusi nuk përzgjedh. Duhet ta bëjmë këtë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë”, shkroi mbrojtësi italian i Juves.

 

SHKARKO APP