Doli pozitiv ndaj koronavirusit, Rugani: Ishte goditje e rëndë, tani jam mirë!

Daniele Rugani u bë i pari nga Serie A që rezultoi pozitiv pas testit për COVID-19. Mbrojtësi i Juventusit bëri që më pas e gjithë skuadra bardhezi dhe stafi teknik të përfundonte në karantinë si masë sigurie.

Mbrojtësi është rikthyer të flasë për virusin që e pushtoi teksa thekson se është mirë dhe asnjë moment nuk ka qenë në gjendje të rënduar.

“Dua t’i qetësoj të gjithë duke i thënë se jam mirë. Gjatë gjithë kohës kam qenë mirë, nuk kam pasur simptoma të rënduara siç është shkruar në media. Ndjehem me fat pasi ishte një goditje e bukur, edhe sepse isha i pari që u preka. Shpresoj të ketë shërbyer për të sensibilizuar të gjithë ata që nuk e kishin kuptuar rëndësinë e problemit.

Tani më mungon shumë të përqafoj të dashurit e mi, pasi jam i vetëm në hotel dhe duhet të qëndroj ende këtu. Izolimi është i gjatë dhe i mërzitshëm për mua, kështu që sapo të dal do të shkoj të takoj njerëzit më të dashur për mua”, u shpreh Rugani.

 

SHKARKO APP