Donacioni i Mbappe shkakton largimin e oficerit të lartë të policisë

Një donacion i bërë nga ylli i futbollit Kylian Mbappe pas Kupës së Botës 2022 ka rezultuar në largimin e detyruar nga detyra të një oficeri të lartë policie, përgjegjës për sigurinë e ekipit kombëtar francez. Oficeri, i cili kishte një rol thelbësor në mbrojtjen e lojtarëve të “Les Bleus” dhe ishte i afërt me familjen e Mbappe, mori në qershor 2023 një shumë prej 60.300 eurosh. Kjo shumë përfaqësonte bonusin personal të kapitenit francez nga Botërori i Katarit.

Donacioni nuk u deklarua tek eprorët, duke shkaktuar ndërhyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare (DGPN). Transaksioni u raportua një vit më vonë te Tracfin, njësia franceze e inteligjencës financiare, dhe çështja kaloi në një hetim gjyqësor.

Edhe pse Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare fillimisht nuk propozoi ndëshkim, autoritetet vendosën pensionimin e detyruar të oficerit më 20 dhjetor. Avokati i policit ka theksuar se donacioni ishte i ligjshëm dhe i bërë pa asnjë kusht, duke paralajmëruar apelimin e vendimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht skandalit, ish-oficeri do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit francez, pasi është punësuar nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) me një kontratë të përkohshme deri në përfundim të Kupës së Botës 2026. Burime pranë yllit të Real Madridit konfirmojnë se edhe katër zyrtarë të tjerë të stafit kishin marrë nga 30 mijë euro secili pas Botërorit, si një gjest mirënjohjeje nga Mbappe për kontributin e tyre gjatë turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?