Doni të shikoni Botërorin në stadium? Ambasada Amerikane në Shqipëri del me një njoftim të rëndësishëm!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që planifikojnë të ndjekin nga afër Kampionatin Botëror të Futbollit FIFA 2026, i cili do të mbahet në 11 qytete të ndryshme në SHBA.

Në postimin e saj zyrtar, ambasada thekson se Botërori 2026 do të jetë turneu më i madh në histori dhe për këtë arsye fton të gjithë të interesuarit që kanë nevojë për vizë amerikane, të aplikojnë sa më parë.

“MOS PRISNI! Ne nxisim të gjithë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë TANI!”, thuhet në thirrjen e ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të marrë informacion të detajuar rreth procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm, Ambasada i referon qytetarët në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit:

Swiss Digital Mobile Reklama

👉 travel.state.gov (seksioni “U.S. Visas”).

Turneu do të mbahet në verën e vitit 2026 dhe pritet të thyejë rekorde jo vetëm për numrin e ndeshjeve dhe skuadrave pjesëmarrëse, por edhe për interesimin global.

Ambasada bën thirrje që tifozët shqiptarë të mos e lënë për minutën e fundit aplikimin për vizë, për të shmangur vonesa apo probleme gjatë periudhës së ngarkuar të vizitave.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?