Donis Avdijaj ka zgjedhur Shqipërinë!

Donis Avdijaj është futbollisti shqiptar, kartoni i të cilit vlen më shumë.

Ai është pjesë e Shalke 04, në pronësi të klubit gjerman, por është huazuar për t’u aktivizuar rregullisht te Sturm Graz në Austri. “Ish-lojtari i kombëtareve të moshave të Gjermanisë, Donis Avdijaj (19 vjeç) ka vendosur të luajë për Shqipërinë.

Ai është kundër mundësisë për të përfaqësuar përsëri Gjermaninë. Donis Avdijaj do të jetë pjesë e Shqipërisë, teksa shprehet i gatshëm edhe për finalet e “Euro 2016”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi i talentuar i Schalke 04, me një klauzolë 49 milionë euroshe për t’u liruar nga klubi i Bundesliga, ka konfirmuar për “Sport Bild”: “E kam thënë tashmë, që në vitin 2015, se kërkesa e Shqipërisë ishte një nder i madh për mua. Megjithatë, ajo nuk mbërriti tek unë për shkak të lëndimit dhe mungesës së praktikës së lojës. Unë nuk isha mjaft i fortë në ato momente.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Donis Avdijaj, futbollisti i Schalke 04, është huazuar te Sturm Graz. Kjo situatë është e ndryshme tani. Avdijaj është te Sturm Graz dhe, pas lëndimit, është në rrugën për të gjetur formën e tij të vjetër. Tani, ai mund të luajë me Shqipërinë në finalet e “Euro 2016”.

Ai thotë: “Djemtë, të cilët e kanë arritur këtë sukses të madh, sigurisht që meritojnë të jenë edhe në finalet e Kampionatit Europian. Por, në qoftë se ekipi kombëtar shqiptar ka nevojë për mbështetjen time, unë do të jem atje”. Më 26 mars, Shqipëria do ta testojë veten kundër Austrisë, në Vjenë. Avdijaj thotë se do të jetë në stadium, për herë të fundit si spektator…” – shkruan prestigjiozja gjermane, “Bild”./ Telesport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?