FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donnarumma drejt largimit nga Milani, kuqezinjtë kanë gati zëvendësuesin

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, mund të largohet nga kuqezinjtë këtë verë. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, deklaroi para disa ditësh se ai qëndron në Milano vetëm nga dashuria për ngjyrat kuqezi. Ai konfirmoi se italiani kërkon të luajë në Champions League dhe Milan për momentin është shumë larg zonës europiane.

Me Donnarummën në largim, Milan duhet të gjejë një zëvendësues të denjë. Në mediat italiane po qarkullon lajmi se është Salvadore Sirigu i përzgjedhuri për portën. Sipas ‘’Tuttosport’’, bordi drejtues e shikon italianin si një portier me eksperiencë dhe të duhurin  për portën e ‘’Djallit’’.

Sirigu për momentin është pjesë e Torinos dhe ka një kontratë me klubin ‘’Granata’’ deri në qershorin e vitit 2022. Kjo është mundësia më e mirë për të që të transferohet në një klub të madh, përpara se ai të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salvadore Sirigu

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?