Donnarumma e bën të qartë: Nuk duhet të ndodhë më alternimi me Navas!
Gianluigi Donnarumma bën bilancin e një sezoni me shumë ulje-ngritje te skuadra e PSG. Titulli kampion ishte trofeu i vetëm për ekipin e parizienëve që kanë yje të shumtë.
“Nuk ishte e lehtë, le të themi që i vë vetes notën 7. E di që mund të bëj më shumë, nuk kam luajtur shumë ndeshje, vetëm gjysmën e tyre, dhe nuk ishte e lehtë, sepse në kushtet në të cilat kam jetuar nuk kam mundur t’i shfrytëzoj në maksimum. Por jam i bindur se mund t’i jap shumë më tepër këtij klubi.
Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Keylorin, jemi dy djem të mirë, ne e kuptojmë situatën, por ishte e vështirë për të dhe për mua, por le të themi se bëmë mirë, me të gjithë grupin dhe sidomos mes nesh.
Alternimi me Navas? Unë mendoj se nuk duhet të ndodhë më, klubi duhet të gjejë zgjidhje. A do të qëndroj në Paris? Sigurisht që po!”, tha Donnarumma.