Dopieta e Zhegrovës nuk mjafton, Sassuolo shokon në fund Juventusin

Një fund thriller, por me një tjetër zhgënjim për Juventusin. Bardhezinjtë u mposhtën 3-2 në transfertë nga Sassuolo, pavarësisht shpërthimit të Edon Zhegrovës në minutat e fundit të takimit.

Sulmuesi kosovar e nisi ndeshjen nga stoli, por hyrja e tij në pjesën e dytë ndryshoi ritmin e sfidës. Kur gjithçka dukej e vendosur në favor të vendasve, Zhegrova mori skenën dhe ndezi papritur shpresat e Juventusit.

Në minutën e 82-të erdhi goli i parë. Një realizim që riktheu bardhezinjtë në lojë dhe i dha tjetër emocion një sfide që dukej pranë fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Zhegrova kishte ende diçka për të thënë. Në minutën e parë të kohës shtesë, kosovari goditi sërish dhe realizoi dopietën personale, duke e afruar Juventusin vetëm një hap larg barazimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Minutat e fundit u shndërruan në një sulm të dëshpëruar të bardhezinjve, por Sassuolo arriti të rezistojë deri në vërshëllimën finale duke shënuar golin e fitores me një lojtarë në pronësi të Juventusit si Adzic.

© italyphotopress

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?