Dopietë e Mertens, Napoli fiton me lehtësi ndaj Romës (VIDEO)

Napoli shton shpresat për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Të Kaltit sonte në mbrëmje morën një fitore të pastër 2-0 në transfertën e “Olimpicos” kundër Romës.

Dries Mertens ishte heroi për ekipin e Gattusos. Fillimisht belgu zhbllokoi rezultatin me një ekzekutim fantastik të goditjes së dënimit. 7 minuta më pas, Mertens e pati të thjeshtë për të shënuar me kokë pas një kombinimi të bukur mes Insignes dhe Politanos.

Roma e pati të vështirë për të reaguar duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon. Tashmë Napoli mban vendin e pestë me 53 pikë, vetëm dy më pak se Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP