Dopingu i Sharapovës, prapaskenat e një Lufte të Ftohtë Lindje-Perëndim
Novak Djokoviç, tenisti numër një botë për meshkuj paralajmëroi: “Edhe në Uimbeldon ka tenistë që kanë marrë doping”. Bota e tenisit u shokua. Debatet pasuan njëri-tjetrin dhe identiteti/et mbeti/ën i/të pazbuluar.
Kjo të paktën deri më 7 mars, kur atletja nga Rusia, Maria Sharapova deklaroi se ajo ishte një nga tenistet që ka rezultuar pozitive në testet e anti-dopingut të bëra në Australi, gjatë turneut të Umbieldones.
Sharapova, ish-numri një në botë, nga 22 gushti-1 shtator 2015, më pas këtë stafetë e ka marrë Serena Uilliams, ka dalë të hënën në një deklaratë për shtyp, ku njoftoi këtë lajm, që tronditi botën e tenisit.
“Kam bërë një gabim të madh. Kam mbetur e shokuar kur më ka mbërritur përgjigja e analizave të anti-dopingut të bëra në Australi, ku thuhej se isha pozitive. Emri i ingredientit, Meldonium nuk ishte i panjohur për mua, pasi ma kishte nënshkruar mjeku familjes dhe e merrja prej 10-të vitesh, por unë, duhet të më besoni, nuk njihesha me faktin se ky medikament ishte cilësuar si doping nga Agjencia e anti-dopingut në Federatën botërore të Tenisit (UANDA)”, -tha e përlotur para gazetarëve Sharapova.
Bukuroshja u shpreh se ishte njoftuar përmes juristit të saj, se medikamenti rezultonte që prej janarit në listën e barnave të ndaluar për sportistët, pasi cilësohen si simulant për rendimentin e tyre.
Kjo deklaratë ishte preludi i një furtune editorialesh, shkrime në mbrojtje, por dhe baltosje në drejtim të tenistes nga Rusia, që është e njohur jo vetëm për aftësitë e saj si sportiste, por dhe për angazhimin e saj në promovimin e produkteve të ndryshme, falë dhe bukurisë që e karakterizon.
“Arratisja e sponsorëve”
Reagimi i parë dhe më shokues ka qenë ai i sponsorëve të Sharapovës, të cilët kanë deklaruar prishjen e marrëdhënieve.
Fillimisht ka qenë NIKE, që ka deklaruar se kjo kompani sportive ka ndërprerë përkohësisht marrëdhëniet me sportisten që ka fituar pesë Grand Slam nën siglën e famshme të sportit.
Më konkretisht NIKE deklaron se marrëdhëniet me rusen për momentin janë pezull.
Pas NIKE, ka qenë Tag-Heuer që ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën me bukuroshen nga Rusia.
“Ishim në tratativa për të rinovuar kontratën me Sharapovën, por lajmi në fjalë na ka shokuar dhe deklarojmë se kompania jonë do të ndërpresë bisedimet dhe me të përfunduar kontrata aktuale marrëdhënia me Sharapovën do të jetë e mbyllur”.
I treti, por jo më pak i rëndësishëm ka qenë reagimi i Porsche, marka e njohur e autoveturave, që kishte etiketuar Sharapovën si imazhi femëror i markës dhe ambasadoren e kësaj marke në botë.
“Lajmi për dopimin e ruses na ka shokuar dhe shumë shpejt do rishohim pozicionin tonë në lidhje me kontratën që kemi me Sharapovën”.
Kujtojmë se rusja gjatë vitit 2015 ka qenë sportistja më e paguar në botë me 30 milionë dollarë në vit të ardhura.
Këto largime do të jenë një “goditje” e fortë për pasurinë e tenistes, që do kushtojnë rreth 70 milionë dollarë në total.
Çfarë është Meldoniumi
Meldoniumi është një medikament që përdoret zakonisht për të trajtuar problemet e zemrës apo diabetit.
Ky medikament përdoret më shpesh në vendet lindore dhe ka një konsum të gjerë te personat që kanë probleme me ritmin e zemrës.
Medikamenti, shkruan “Daily Mail” është i ndaluar prej vitesh në Amerikë, teksa prodhohet në Lituani.
Pikërisht këtu është dhe habia e parë e kësaj historie, pasi Sharapova, që ka deklaruar rezidencën e saj në Florida deklaroi se e konsumonte medikamentin prej dhjetë vitesh, pra nga 2006-ta dhe firmën mbi këtë medikament e ka vendosur doktori i familjes dhe pyetja lind, se si në Amerikë, doktori në fjalë nuk njihej më këtë fakt, duke e futur në telashe tenisten, teksa edhe në Amerikë medikamenti nuk lejohet të përdoret.
Përgjigjia është e thjeshtë, debate mbi përdorimin e këtij medikamenti nga atletët është prej vitesh në këmbë dhe vetëm në janar të këtij viti UADA ka vendosur ta fusë në medikamentet e ndalura, pasi vlerësohet si një simulant për rendimentit e sportistëve.
Vetë prodhuesit e këtij medikamenti kanë mbetur të habitur nga kohëgjatësia që është përdorur ky bar. Sipas kësaj kompanie, medikamenti përdoret deri në një muaj e jo për dhjetë vite.
Një pikëpyetje tjetër, prej së cilës pritet përgjigje nga drejtësia.
Reagimet
Një nga të parët që ka reaguar është ministri i Sportit Rus, Vitaly Mutko, që e ka cilësuar si një sulm nga Perëndimi drejt Lindjes.
Sipas tij, medikamenti meqë përdoret më shumë në Lindje është futur në listën e të ndaluarve dhe kështu duan të godasin sportistët nga Lindja, por gjithsesi ai shprehet i sigurt se Sharapova do të jetë pjesë e Olimpiadën e Rio-s.
Çfarë rrezikon Sharapova
Maria Sharapova rrezikon një dënim ekzemplar për këtë shkelje të rregullores sportive.
Sipas kësaj rregulloreje ajo rrezikon deri në dy vite pezullim nga çdo aktivitet.
Ndërsa, mësohet se atletja ka ngarkuar juristin e saj të sqarojë të gjitha rrethanat e situatës dhe të minimizojë dëmet.
Problemi i Sharapovës nuk është vetëm ligjor, por edhe moral, pasi ka sportistë që kanë deklaruar se kapja me doping e Sharapovës duhet të dënohet me largim të menjëhershëm nga sporti, si edhe revokimin e titujve të fituar, çka do ishte një shok i madh për atleten, por gjithsesi mbetet një pistë gati e pamundur.
KOHA JONË SONDAZH

