“Dorë e hekurt” në skuadër, zbulohen kushtet e Mourinhos për të marrë drejtimin e Realit

E ardhmja e José Mourinho mund të lidhet sërish me Real Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri portugez është një nga kandidatët kryesorë të drejtuesve madrilenë për të marrë drejtimin e skuadrës pas një sezoni zhgënjyes, të mbyllur pa trofe dhe mes tensioneve të shumta.

Raporti thekson se presidenti Florentino Pérez beson se Reali ka një grup cilësor lojtarësh dhe se me Mourinhon në stol, si dhe me disa përforcime të rëndësishme në merkato, skuadra mund të rikthehet sërish konkurruese si në La Liga, ashtu edhe në Europë.

Sipas “AS”, deri në këtë moment nuk ka pasur kontakte zyrtare mes Mourinhos dhe klubit madrilen, por prej javësh në Madrid është parë shpesh superagjenti Jorge Mendes, çka ka shtuar edhe më shumë zërat për një rikthim të mundshëm të “Special One”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Media spanjolle zbulon gjithashtu disa detaje nga kontrata aktuale e Mourinhos me Benficën. Portugezi ndihet komod te Benfica dhe drejtuesit janë të kënaqur me punën e tij, por në marrëveshjen e firmosur një vit më parë ekziston një klauzolë që i lejon trajnerit të largohet brenda 10 ditëve nga përfundimi i sezonit, kundrejt pagesës së 3 milionë eurove, një shumë e konsideruar lehtësisht e përballueshme për Real Madridin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Mourinho do ta mirëpriste një rikthim në “Santiago Bernabeu”, por ka vendosur edhe disa kushte të qarta. Trajneri portugez kërkon më shumë ndikim në merkato dhe dëshiron të ketë fjalën kryesore për afrimet e reja. Gjithashtu, ai synon kontroll të plotë mbi ekipin e parë, për të shmangur problemet dhe situatat e tensionuara që shoqëruan sezonin aktual të klubit madrilen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?