
Premier League më në fund dorëzohet nga coronavirusi. Një nga kampionatet nuk kishte ndërmend që të ndalej pavarësisht emergjencës që ka përfshirë Europën, por rastet e fundit pozitiv kanë bërë që të ndryshojnë mendje.
Trajneri i Arsenalit, Arteta, dhe talenti i Chelsea-t Hudson-Odoi deri më tani kanë rezultuar pozitiv. Premier League do të ndalet për tre javë, teksa katër skuadra janë në vetëkarantinim: Chelsea, Arsenal, Leicester dhe Watford.