Dorëzohet Venger: Çelsi nuk ka rivalë
Nëse shikojmë pikët që kanë grumbulluar, askush nuk mund t’i kërcënojë.
Ata bënë një start shumë të mirë gjatë këtij sezoni”, tha Venger.
Pas barazimit të çmendur kundër Anderleht, për skuadrën e Venger erdhi një tjetër rezultat zhgënjyes në fushën e uellsianëve të Suonsit dhe trajneri francez e pranon se “Topçinjtë” nuk po kalojnë një moment pozitiv:
“Kemi përjetuar një javë të dobët për shkak të rezultateve dhe asaj që kemi treguar në fushën e lojës.
Kjo është një situatë vërtet zhgënjyese.
Barazuam me Anderlehtin edhe pse ishim në avantazh të trefishtë, ndërsa Suonsi arriti të na kalonte edhe pse ishim në avantazh 1-0.
Është për të ardhur keq sepse një ekip i madh duhet t’i shfrytëzojë këto situata për të marrë tre pikët”.
KOHA JONË SONDAZH

