Dortmund “zgjohet” në Frajburg, Bajern gjen fitoren në Shutgart

Bajern Mynih rikthehet tek fitorja për 2015, pasi në ndeshjet e javës së 20-të të Bundesligës, mundi pastër Shtutgart, 0-2, në transfertë. Arjen Roben dhe David Alavba shënuan secili nga një gol, përkatësisht në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë.  Pas javës së 20-të, Bayern Munich kryeson me 49 pikë. Volsburg i vendit të dytë ndodhet në kuotën e 41 pikëve, pasi fitoi 3-0 ndaj Hofenhaim dhe mban ritmet, në ndjekje të ekipit të Pep Guardiolës. Në vend të tretë është ngjitur Shalke 04, që fitoi një ditë më parë 1-0 ndaj Borusias së Myshengladbah.  Borusia e Dortmund fitoi 3-0 në fushë të Frajburgut, një rivali direkt për mbijetesë, duke u ngjitur mbi të dhe duke lënë pas edhe Shtutgart. Dortmundi ndodhet aktualisht vetëm një pikë larg Paderbornit të Alban Mehës, që barazoi 0-0 në fushë të Këlnit. Fantazisti kuqezi Alban Meha luajti 90 minuta, por për vendasit mungoi mbrojtësi Mërgim Mavraj.  Mainc humbi 0-2 me Hertha Berlin në fushën e vet, ndërsa të djelën Leverkusen përballet me Bremen në transfertë dhe Augsburg pret Eintrakt Frankfurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?