Dortmundi fiton me “poker” ndaj Schalkes, Haaland shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Borussia e Dortmundi moti një fitore të thjeshtë 4-0 në derbin e Ruhrit kundër Schalkes duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions në sezonin e ardhshëm.
Dortmundi shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi të dyfishtë, pasi në fundin e fraksionit të parë, Sancho zhbllokoi rezultatin, ndërkohë që më pas Haaland realizoi një super gol me një goditje akrobatike.
Dominimi i verdhezinjtë ishte i dukshëm edhe në pjesën e dytë, teksa Guerreiro realizoi dhe golin e tretë në minutën e 60-të. Në fund kishte kohë edhe për golin e katërt, që u realizua nga Haaland, i cili e mbylli takimin me dygolësh. Dortmundi tashmë ka 36 pikë në renditje, 6 më pak se Frankfurti i vendit të katërt.