Dortmundi fiton në Turqi, shkëlqejnë Haaland dhe Bellingham (VIDEO)

Borussia Dortmund e nis me këmbën e mbarë aventurën në Champions League. Verdhezinjtë triumfuan 2-1 në transfertën delikate ndaj Besiktasit.

Jude Bellingham ishte protagonist absolut në këtë ndeshje. Talenti zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të me një goditje të saktë nga një pozicion i prirët. 18-vjeçari dha dhe asistin fantastik për Haaland në fundin e pjesës së parë, teksa bomberi norvegjez e pati lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë.

Batshuayi dhe Ghezal patën shanse shumë të mira shënimi për Besiktas por fati nuk ishte në anën e tyre. Në minutën e katërt të shtesës, Montero shënoi me kokë pas një krosimi të Pjanic, por që nuk do të mjaftonte për të marrë pikë në këtë duel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sheriff Tiraspol mori një fitore 2-0 ndaj Shakhtar Donesk. Adama Traore dhe Yansane ishin dy autorët e golave për skuadrën moldave që dhuroi një surprizë të madhe. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?