Dortmundi fiton Superkupën e Gjermanisë, i jep një leksion të mirë Bayernit (VIDEO)
Borussia Dortmund është fituese e Superkupës së Gjermanisë për vitin 2019. Verdhezinjtë kanë arritur që të mundin 2-0 Bayernin në ndeshjen e luajtur në shtëpinë e tyre, në “Signal Iduna Park”.
Pjesa e parë do të dominohej nga Dortmundi në raste që humbi tre mundësi shumë të mira shënimi me Reus, Alcacer dhe Raphael Guerreiro ndërkohë që në krahun tjetër rreziku më i madh në dy raste ishte nga Kingsley Coman.
Atë që nuk e bënë në pjesën e parë, verdhezinjtë e arritën në fillimin e së dytës. Pas një kombinimi të bukur me Sanchez, Paco Alcacer lëshon një goditje në hyrje të zonës, e cila nuk arrin të ndalet nga portieri Neuer. Bayerni hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por portieri Hitz është në një mbrëmje fantastike.
Dortmundi do të përfitonte nga vendosja e gabuar e mbrojtjes së rivalëve për të shënuar një gol shumë të bukur me Sanchez, i cili me një shpërthim në krahun e djathtë arrin të mposhtë për herë të dytë Neuer. Me gjithë ndryshimet e shumta në formacion, skuadra e Niko Kovac nuk arriti as të shënonte golin e nderit. /Rozalb Lika-Koha Jone/