Dortmundi fitore spektakolare me përmbysje ndaj Heidenheim

Borussia Dortmund ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Heidenheim në javën e 20-të të Bundesligës, në ndeshjen e zhvilluar në Signal Iduna Park, ku verdhezinjtë triumfuan pas një përmbysjeje plot dramë.

Dortmundi e zhbllokoi rezultatin në minutën 44 me Ëaldemar Anton, por gëzimi zgjati pak pasi Heidenheim barazoi në 45+5 me Julian Niehues. Në startin e pjesës së dytë, miqtë befasuan sërish duke kaluar në avantazh 2-1 në minutën 48, sërish me autor Niehues, që firmosi dopietën personale.

Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt një tjetër ndalese për Dortmundin, në skenë doli Serhou Guirassy: sulmuesi shënoi fillimisht golin e barazimit nga penalltia në minutën 68, ndërsa vetëm dy minuta më pas, në 70’, realizoi edhe golin e fitores duke kompletuar përmbysjen në 3-2. Guirassy pati mundësi të shënonte edhe një herë tjetër nga pika e bardhë, por në minutën 85 humbi penalltinë e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Borussia Dortmund ngjitet në kuotën e 45 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditjen e Bundesligës, ndërsa Heidenheim mbetet në 13 pikë, në vendin e fundit (18).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?