Dortmundi fitore spektakolare ndaj Hamburgu-t, mbetet në vendin e dytë
Borussia Dortmund ka arritur një përmbysje spektakolare për të mposhtur Hamburgun me rezultatin 3-2, në kuadër të javës së 27-të të Bundesliga, në stadiumin Signal Iduna Park.
Miqtëe nisën më mirë takimin, duke kaluar në avantazh me dy gola të shpejtë. Philipp Otele shënoi në minutën e 19-të, ndërsa Albert Sambi Lokonga dyfishoi epërsinë në minutën e 38-të.
Dortmund reagoi në pjesën e dytë, ku Ramy Bensebaini ngushtoi diferencën në minutën e 73-të. Vetëm pesë minuta më vonë, Serhou Guirassy realizoi golin e barazimit, duke rikthyer shpresat për vendasit.
Përmbysja u kompletua në minutën e 84-të, kur sërish Bensebaini gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë tri pikë të çmuara Dortmundit.
Pas kësaj fitoreje, Borussia Dortmund ngjitet në kuotën e 61 pikëve në vendin e dytë, duke mbetur në ndjekje të Bayern Munich që kryeson renditjen me nëntë pikë më shumë.
KOHA JONË SONDAZH

