FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmundi i vë afat United për transferimin e Sanchos

Borussia e Dortmundit i ka vënë afat Manchester United datën 10 gusht për të depozituar ofertën për sulmuesin anglez, Jadon Sanchez. Gazeta gjermane “BILD” raporton se sulmuesi është bindur nga klubi anglez për t’u transferuar në “Old Trafford”, ku në bazë të marrëveshjes paraprake do të përfitonte plot 340 mijë stërlina në javë, një shifër e denjë për lojtarët më cilësorë në Premier League.

“Djajtë e Kuq” duhet të bëjnë përpjekjet e fundit për të bindur verdhezinjtë, me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet për 108 milionë stërlina. Nëse gjithçka do të materializohet, Sancho do të jetë transferimi më i shtrenjtë  në kohën e pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?