Dortmundi jo për humbje, merr fitoren e katërt radhazi

Dortmundi ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesligë. Ata fituan me shifrat 2-0 në transfertën e Mainzit me golat e Svenson dhe Adejemit. Me këtë fitore ngjitën në vendin e dytë teksa janë 2 pikë larg Bayernit kryesues. Bajer Leverkusen është rikthyer te fitorja pas barazimit në javën e shkuar. “Aspirinat” kanë fituar me rezultatin 2-1 në transfertën e St. Paulit. Heidenheim mposhti me shifrat 2-1 Augsburgun, ndërsa Leipzigut i ka mjaftuar vetëm një gol kundër Wolfsburgut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?