Dortmundi pëson humbje befasuese ndaj Bochum

Dortmund vijon me shumë ulje-ngritje në Bundesligë. Verdhezinjtë u mundën 2-0 nga Bochum, në ndeshjen e luajtur në transfertë.

Vendimtar në këtë takim ishte Masouras, i cili realizoi dy gola. Masouras shënoi në minutën e 33-të, ndërsa dyfishoi llogaritë vetëm 2 minuta më pas.

Skuadra e Niko Kovac shtuan ritmin në pjesën e dytë dhe u hodhën në sulm për të ngushtuar shifrat. Gjithsesi, Bochum mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë 3 pikë jetike. Dortmund është në vendin e 11-të, shumë larg pritshmërive

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?