Dortmundi rikthehet te fitoret, mund me lehtësi Darmstadtin
Borussia e Dortmundit rikthehet te fitoret në Bundesligë duke marrë një sukses 3-0 në fushën e Darmstadtit Takimin e zhbllokoi Brandt në minutën e 24-t, me një goditje të bukur nga një pozicion i prirët.
Golin e dytë të verdhezinjve e realizoi Marcus Reus në të 77-tën, pas pasimit të dhënë nga Sancho, i rikthyer në Dortmund në formë huazimi nga Manchester United.
Fitoren e miqve e vulosi Moukoko në minutën e dytë shtesë. Dortmundi me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve, vetëm tri më pak se Eintracht Franfurti i vendit të katërt.
KOHA JONË SONDAZH

