Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin, Ten Hag refuzon ta zëvendësojë

Borussia Dortmund ka konfirmuar sot paradite se 36-vjeçari Nuri Sahin nuk është më në detyrën e trajnerit të skuadrës gjermane. Humbja shokuese e së martës 2-1 ndaj Bologna në Champions League i ka kushtuar rëndë Sahin, që mori këtë detyrë në fillim të sezonit.
Mësohet se trajneri i ekipit të 19-vjeçarëve të këtij klubi, Mike Tullberg, do të marrë drejtimin e ekipit të parë për ndeshjen e radhës në Bundesligë, atë ndaj Ëerder Bremen të shtunën në shtëpi.
Sipas “Sky Sports News”, trajneri holandez Erik ten Hag nuk dëshiron të marrë rolin e trajnerit të Borussia Dortmund në mes të sezonit.