Douglas, Nico dhe Koopmeiners, 134 mln euro për 3 blerje që po dështojnë

Douglas Luiz 50 milionë euro, Nico Gonzalez 33 plus 5 bonuse, Teun Koopmeiners 51 plus 6. Tre blerje të përhershme, tre lojtarë që praktikisht nuk kanë qenë kurrë vendimtarë në gjashtë muajt e parë të sezoni te Juventusi.

Në këtë moment delikat, bardhezinjtë synojnë të bëjnë një kthesë të sezonit, të paktën për të arritur në katër vendet e para. Siç ndodh shpesh kur diçka nuk funksionon, vjen koha e vlerësimeve.

Gjithsej 134 milionë, plus 11 bonuse, që duhet të kishin sjellë lojtarë që mund të ndihmonin ekipin torinez që të zhvillonte një sezon më të mirë se aktuali, por që në të vërtet do përfaqësojnë një barrë financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama

3 blerjet e verës tashmë duhet të përqendrohen në kampionat, ku duhet të arrijnë në zonën Champions. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?