Dovedan: S’e kuptoj si u shënua goli në minutën e 96-të kur u dhanë 4 minuta shtesë

Trajneri i Bylis, Vejlko Doveda është shprehur shumë i revoltuar me arbitrimin e bërë nga Jorgji në ndeshjen ndaj Tiranës.

“Deri diku jam i kënaqur me lojën por deri diku jo për mënyrën se si kemi pësuar golin. Goli është bërë në minutën e 96-të. Nuk e kuptoj se si u dhanë 4 minuta shtesë dhe u bë në minutën e 96. Kam pretendimet e mia edhe për mënyrën e dhënies së faullit, se Goxha ka kërcyer normalisht e nuk mendoj se është faull. Pastaj goli është në pozicion jashtë loje.

Në momentin që Tirana kaloi në avantazh e kalova Goxhajn para se di aftësitë e tij në sulm. Kur Mëllugja mori të kuq e ktheva përsëri në mbrojtje se shkoi me tre në prapavijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i Ngoo është pozicion jashtë loje i pastër në pasimin me kokë të Dokës. Trajneri thotë është faull dhe pozicion jashtë loje. Goli i parë? Shihni pamjet, nuk po flas. Penalltia? Neto”, deklaroi Dovedan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?