“Drama” vijon, Bayern Munich refuzon sërish Ronaldon: Nuk do transferojmë asnjë sulmues
Është kthyer në një telenovelë lëvizja e mundshme e Ronaldos te Bayern Munich, dhe mbetet padyshim kryefjala e kësaj merkatoje verore.
Bavarezët i kanë mbyllur “derën” përfundimisht 37-vjeçarit, pas deklaratës së fundit të një prej drejtueseve, Oliver Kan. Sipas tij ekipi nuk do të transferojë asnjë sulmues për të zëvendësuar Levandovskin, i cili tanimë është lojtar i Barcelonës.
“Ne nuk do të transferojmë asnjë sulmues, për këtë nuk ka diskutime. Ne i kemi opsionet tona në skuadër. Zirkze, Çupo-Moting dhe të riun Matis Tel”, u shpreh Kan.
Ronaldo ka përsëritur kërkesën për të ikur nga Manchester United, edhe pas bisedimeve që ka zhvilluar së fundmi me drejtuesit e klubit.