Drejt ”EURO 2024”, Shqipëria efikase me një ekip të zjarrtë! Shënojnë 6 lojtarë të ndryshëm

Kombëtarja shqiptare i mbylli me bilanc pozitiv dy testet miqësore të muajit qershor. Ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, skuadra e trajnerit, Sylvinho u dëfrye jo pak në fushën e lojës, për të shënuar 6 gola në total, 3 në secilin 90 minutëshi. Mesatare prej një goli çdo gjysmë ore loje dhe të ndara në një gol në pjesën e parë dhe dy në 45 minutëshin e dytë. Gola që mbajnë firmën e 6 futbollistëve të ndryshëm.

Një bilanc tepër i kënaqshëm pasi tregon nuhatjen vrastare të lojtarëve tanë, të gatshëm për të bërë mirë edhe në Kampionatin Europian. Broja, Asani e Muçi gjetën rrugën drejt rrjetës kundër Lihtenshtejnit, ndërsa përballë azerëve dhanë kontributin e tyre para portës Bajrami, Manaj dhe Laçi. Garanci e jashtëzakonshme përpara një turne si Europiani, me sulmin kuqezi që ndez në momentin e duhur dhe kërkon të lë gjurmë edhe në takimet e grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Mesfushorët Asllani e Bajrami ishin të vetmit që luajtën të gjithë minutat e miqësoreve, duke treguar një nivel të lartë cilësie për të qenë edhe truri ndërtues i aksioneve kuqezi. Sa i përket pjesës tjetër të të grumbulluarve, Sylvinho i dha hapësira të nevojshme për t’i parë në aksion, e për të krijuar një iluzion më të qartë nga aftësitë që kanë për të ndryshuar ritmin e një ndeshje Europiani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirlind Daku, Armir Abrashi dhe Elhan Kastrati nuk morën asnjë hapësirë në këto takime, zgjedhje që për trajnerin janë ndikuar jo pak edhe nga numri i zëvendësimeve gjashtë vendosur nga UEFA. Tashmë fokusi zhvendoset tek takimi i parë në Euro2024, ajo e 15 qershorit kundër Italisë në Dortmund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?