Drejtori i Everton: Broja do të rikthehet nga dëmtimi më shpejt nga sa pritej

Nga Anglia vijnë lajme të mira për Armando Brojën, që duket se do të djegë etapat e rikuperimit nga një dëmtim që e mban jashtë fushave për shumë se një muaj.  Drejtori sportiv i Everton, Kevin Thelwell, ka zbuluar se Broja do të rikthehet nga dëmtimi më herët sesa ishte parashikuar.

“Broja do të rikthehet më herët se sa pritej. Na janë dëmtuar tre sulmues shumë të mirë. Edhe Chermiti u rikthe më herët nga sa pritej. Beto bëri gjërat në mënyrë të shkëlqyer në javën e kaluar duke shënuar gola, të shohim nëse mund të shënojë ndonjë tjetër.

Sulmuesit që do të rikthehen nga dëmtimet mund të dëshmojnë se janë të aftë të na ndihmojnë në fitimin e ndeshjeve”, tha Thelwell.

SHKARKO APP