Drejtuesit e Manchester United nuk durojnë më, largojnë 3 sulmues në janar

Manchester United ka vendosur që të largojë plotë 3 sulmues në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për emra të njohur. Antony, Jadon Sancho dhe Anthony Martial nuk kanë më vend në ekipin e Ten Hag dhe duhet të gjejnë një tjetër skuadër në janar.

Antony nuk ka shënuar asnjë gol apo s’ka dhënë asist këtë sezon, duke bërë që 90 milionë eurot e shpenzuar te Ajax verën e kaluar, të mbeten një dështim.

Sancho u dëbua nga skuadra e parë, pasi refuzoi të kërkonte falje te trajneri për shkak të një sherri që pati në stërvitje. Ndërkohë Martial është hije e vetvetes në dy sezonet e fundit dhe drejtuesit e Manchester United kërkojnë ta “heqin qafe”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Antony mund të shitet në janar pas vështirësive të tij në Man Utd

Swiss Digital Mobile Reklama

Jadon Sancho do të dalë në shitje në janar

Anthony Martial është një tjetër emër që mund të transferohet në janar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?