Dridhet Benitez, Mourinho në Madrid, as Valdano nuk e beson
Edhe drejtori sporti i Realit, Jorge Valdano e ka të vështirë të besojë se presidenti i Real Madridit Florentino Perez do ta merrte në konsideratë rikthimin e Jose Mourinhos, si trajner.
Mourinho tanië është i gatshëm të nënshkruajë me cilindo ekip që i ofron kontratë të majme, për shkak se javën e kaluar atij i përfundoi kontrata me Chelsea.
Gazetat në Spanjë shkruajnë se portugezi Mourinho është nën listën e Perez dhe se ai po bisedon me trajnerin aktual Rafael Benitez, për këtë rikthim madhështor të tijin në Madrid.
Rafa Benitez ka nisur të dridhet.
Nëse merret një vendim i tillë, kjo do të thoshte një rikthim madhështor në Santiago Bernabeu për Mourinhon, i cili e kishte lënë këtë ekip në vitin 2013, pasi u largua me anë të një marrëveshjeje bilaterale sepse fitoi vetëm një herë La Liga dhe një herë Copa del Rey në tri sezone.
Valdano i cili ishte emëruar si drejtori sportiv i Madridit në vitin 2011, thotë se nuk e ka të qartë se pse Perez do ta largonte Benitez për t’i bërë vend Mourinhos.
Për El Larguero, ai tha: “se e ka të vështirë të besojë se Mourinho do të kthehet në “Santiago Bernabeu”.
“E di se Madrid po kalon në një periudhë të vështirë, mirëpo ideja se duhet të ketë aksion në kohë krizash është e papranueshme. Ideja e veprimeve të vazhdueshme brenda ekipit është zgjidhja më e keqe e mundshme.
KOHA JONË SONDAZH

