Drita konfirmohet në Superligë, del kampione e Kosovës

Drita e Gjilanit konfirmohet kampione e Kosovës për të dytin vit radhazi. Skuadra gjilanase arriti të sigurojë matematikisht këtë titull pas fitores 2-0 ndaj Ballkanit.

Drita priti vetëm 24 minuta për të marrë avantazhin në këtë ndeshje falë një goli shumë të bukur të shënuar nga Besnik Krasniqi. Skuadra kampione e vendit rezultoi të ishte më kërkuese në lojës, por edhe Ballkani kishte momentet e tij në këtë përballje por që nuk mundi t’i konkretizojë.

Drita e vulosi përfundimisht fitoren në minutën e 87 kur mbrojtësi Dante shfrytëzoi në maksimum një krosim te Besnik Krasniqit për të shënuar golin që do të fiksonte rezultatin 2-0 për skuadrën e Zekirija Ramadanit që festoi me të drejtë titullin e dytë radhazi kampion të Kosovës dhe të pestin në historinë e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë, Drita siguron kualifikimin në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, ndërsa Ballkani do të vijojë garën me Malishevën për vendin e dytë në pjesën e mbetur të kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?