Dua Lipa ndjek në stadium Chelsea-n dhe Brojën, zbulohet arsyeja
Chelsea mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 Fulhamin në derbi, por ajo që tërhoqi vëmendjen n딑Stamford Bridge” ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.
Kjo e fundit ishte në tribunën e stadiumit dhe besohet se prania e saj lidhej me promovimin e filmit “Argylle”, ku është protagoniste bashkë me Henry Cavill dhe Bryce Dallas Howard.
Bashkë me të ishin edhe një grup personash, që besohet se janë kast i filmit dhe ishin pozicionuar mbrapa pankinës së Chelsea-t, teksa rreth minutës së 20 ata u ngritën të gjithë duke lexuar libër, për të tërhequr vëmendjen. Veprime të tjera ishin edhe parja e orës në të njëjtën kohë, apo imitimi i procesit të larjes së dhëmbëve.
Filmi prodhohet nga një kompani në pronësinë e Tod Boehly, i njëjti që ka edhe pronësinë e Chelsea-t, ndaj edhe Dua Lipa ishte në stadiumin “Stamford Bridge” mesditën e të shtunës.


KOHA JONË SONDAZH

