Dudaev medalje të artë në Taranto 2026, ministri Gonxhja: Ditë historike për mundjen shqiptare
Shqipëria ka siguruar medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, falë triumfit të mundësit Islam Dudaev. Mundësi Islam Dudaev triumfoi në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi suksesin e Dudaev një ditë historike për sportin shqiptar.
“Medalja e parë e arit për Shqipërinë në lojërat mesdhetare Taranto 2026! Islam Dudaev shkruan historinë duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 dhe duke i dhuruar Shqipërisë një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare! Një ditë historike për mundjen shqiptare! Një medalje që na bën të gjithëve krenarë!”, shkruan Gonxhja.
Dudaev u shpall fitues pasi kundërshtari i tij në finale, Fati Vejseli, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi.
KOHA JONË SONDAZH

