Dueli i fundit për një biletë në çerekfinale, zbulohen formacionet zyrtare të Austri-Turqi

“Euro 2024” vjen pas pak me duelin që do të përcaktojë skuadrën e fundit cerekfinaliste. Austria dhe Turqia do të masin forcën përballë tyre në një duel që premton spektakël.

Turqit kanë një mbështetje shumë të madhe në Gjermani, ndërkohë që Austria është një nga skuadrat që ka surprizuar më shumë në lojën që ka shfaqur.

Austriakët do të luajnë me Arnautovic në sulm, të mbështetur nga Laimer dhe Baumgartner. Në krahun tjetër Turqia i beson Guler në majën e sulmit, të mbështetur nga Yilmaz dhe Yldiz.

SHKARKO APP