FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka: 4 shtatori sërish një datë për t’u mbajtur mend, futbolli na bën krenarë si komb!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të madhe për futbollin, ku 2 ekipet përfaqësuese ajo e 21-vjeçarëve dhe Kombëtarja A, arritën 2 fitore në transfertë  kundër Austrisë dhe Bjellorusisë.

Postimi i plotë i Dukës:

Ditë e madhe për futbollin! #Kombëtarja shpërthen në #Minsk, duke e nisur me triumf Nations League. Një fitore mëse e merituar 0-2. Bashkë me suksesin historik të ekipit Kombëtar U21 me rezultatin 1-5 në Austri janë dy rezultate që e rikthejnë 4 shtatorin përsëri në një datë për t’u mbajtur mend. Futbolli sërish na bën krenarë si komb! Është një moment që duhet ta shijojmë të gjithë, duke shikuar vetëm përpara. Faleminderit djem kuqezi (Kombëtare & Shpresa), faleminderit të gjithëve për mbështetjen!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?