Duka: Do të vendosim para qershorit nëse do të vazhdojmë me të njëjtin trajner për Kombëtaren

Fati për stolin e kombëtares shqiptare do të vendoset përpara ndeshjeve miqësore të muajit qershor. Kjo është ajo që ka bërë të ditur presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një bashkëbisedim me gazetarët.

Kreu i FSHF-së në këtë bashkëbisedim bëri një përmbledhje të kualifikueseve për të folur më pas për të ardhmen e Sylvinhos.

‘E ardhmja e Sylvinhos? Në fakt kompeticioni ka qenë i mirë , ka patur një paraqitje të mirë dhe përballë kundërshtarë për të qenë të parët. Anglia, një kundërshtar që jo vetëm ne por të gjithë kanë vështirësi. Nëse do ta përmbledh, të dyja kualifikueset e fundit janë sukses historik për Kombëtar,e që s’ka ndodhur më parë. Për ta lidhur me ekipin dhe stafin e Kombëtares. Të dy kualifikueset janë më të mira në histori të Shqipërisë, kualifikuese Evropiani vendi i parë në grup dhe për në Botëror, vendi i dytë. E kishim ëndërr, mund ta provonim edhe në Stokholm, por fati nuk na buzëqeshi. Duke filluar nga kjo lloj mini-analize, unë kam biseduar me trajnerin e Kombëtares direkt sapo jemi kthyer nga ndeshja miqësore me Ukrainën, pasi ishte pak torturuese, të gjithë ishim të plagosur. Ata nuk e kishin ndjerë aq shumë sa ne. I kam thënë të njëjtat gjëra. Rrugëtimi i këtyre viteve është pozitiv, por një trajner e ndjen vetë dhe duhet ta ndjejë vetë nëse vërtetë mund ta udhëheqë skuadrën. Pozicioni i trajnerit të konsumon, ndoshta nuk thirren futbollistët, por si trajner duhet të kesh fuqi, të ruahs balanca. E ndjen më shumë ai. E kam pyetur nëse e ndjen për ta udhëhequr këtë skuadër. Besoj se e kam detyrim që të jem transparent për të gjitha gjërat, po them bisedat. Ai më ka pyetur ‘si e mendon ti?’. Në këndvështrimin tim i kam thënë që ka energji akoma, por duhet kohë. Sylvinho mund të thotë që ‘po mund të vazhdoj’, por do të vendosim pas qershorit nëse do të vazhdojmë me të njëjtin trajner, duke parë kushtet e kontratës’– u shpreh presidenti Duka

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?