Duka: Gjysmëfinalet e Champions League mund të luhen në Stamboll

Presidenti i FSHF Armand Duka së fundmi ka folur sërish për “Radio Kiss Kiss”, në lidhje me mënyrën si do të mbyllet faza finale e Champions League. Si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, ai zbuloi se ekziston një mundësi që gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të luhen në Stamboll, ku do të luhet edhe finalja.

“Ekziston një mundësi të mirë që gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve të luhen në Stamboll. PSG dhe Lyon, përkundër faktit se Liga Franceze është mbyllur, do të luajnë rregullisht ndeshjet e Ligës së Kampionëve për shkak të një rregulloreje të UEFA-s”, deklaroi Duka.

SHKARKO APP