Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 12:19 Bayerni i “mbyll derën” Haaland-it: Kemi sulmuesin më të mirë në botë! Bayern Munich nuk ka ndërmend të bëjë një tentativë për transferimin e Erling Haaland nga Manchester City. Klubi gjerman ka konfirmuar se është i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Protesta
  • Front opozitar
  • Sali Berisha
  • Ervis Martinaj
  • Moti
  • Zgjedhjet lokale
  • AKEP
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Protesta
  • Front opozitar
  • Sali Berisha
  • Ervis Martinaj
  • Moti
  • Zgjedhjet lokale
  • AKEP
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Duka inauguron fushën e re në Picallë: Investim për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen e futbollit

Botërori 2026 E mërkurë, 24 Qershor 2026 13:12
Duka inauguron fushën e re në Picallë: Investim për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen e futbollit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeqytetit iu shtua sot një tjetër terren modern futbolli, me inaugurimin e fushës së re në zonën e Picallës, një investim i realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me akademinë “Tirona Republic Football Academy”. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, drejtuesit e akademisë, përfaqësues të komunitetit sportiv, prindër dhe dhjetëra fëmijë që do të kenë mundësinë të stërviten në këtë impiant të ri.

Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për zgjerimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të rinjve. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Presidenti Duka vlerësoi rëndësinë e investimeve në terrenet sportive dhe theksoi se futbolli duhet të jetë sa më pranë fëmijëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Jam vërtet shumë i lumtur që marr pjesë sot në këtë ceremoni inaugurimi të kësaj fushe, e cila nuk është thjesht një fushë futbolli me bar artificial, por është mendimi ynë për të investuar për ju dhe të gjithë bashkëmoshatarët tuaj, për të luajtur futboll, për t’u rritur sa më të gëzuar dhe për t’u edukuar sa më mirë nëpërmjet futbollit.

Jam shumë i bindur që i gjithë brezi ynë ka borxhe karshi moshës suaj për infrastrukturën që duhet të bëjë për futbollin. Fatmirësisht, ne në Shqipëri jemi vendi i parë në Europë që e dashurojmë futbollin. Të gjithë prindërit duhet t’i sjellin fëmijët në futboll. Të gjithë fëmijët të bëjnë “presion” te prindërit që t’i dërgojnë në futboll. Detyra e të gjitha institucioneve është që të krijojnë sa më shumë kushte dhe kemi deficite për infrastrukturën sportive dhe fushat e futbollit. Por sot jemi në një rast të mirë, në një shembull që është për t’u ndjekur nga të gjithë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë dua të falënderoj drejtuesit e akademisë “Tirona Republic Football Academy”. Është një bashkëpunim me Federatën e Futbollit. Siç dihet, kjo fushë është investuar nga FSHF dhe nga financat private të drejtuesve të akademisë. Dua t’i falënderoj që kanë marrë këtë iniciativë dhe të sensibilizoj të gjithë ata që e duan futbollin dhe ata që kanë mundësi, por që nuk merren me futboll, që t’i bashkohen iniciativës sonë për të bërë sa më shumë fusha futbolli dhe për të qenë sa më pranë jush për të përmirësuar infrastrukturën, që vërtet t’ju plotësojmë kushtet juve që të ndiqni ëndrrën dhe pasionin tuaj, për të vazhduar këtë lojë të bukur.

Mund t'ju interesojë

Bayerni i “mbyll derën” Haaland-it: Kemi sulmuesin më të mirë në botë!

Bayerni i “mbyll derën” Haaland-it: Kemi sulmuesin më të mirë në botë!

Para 7 minutash
Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia

Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia

Para 26 minutash
Ronaldo më pranë historisë me tripletë, vetëm 15 gola larg shifrës magjike të 1000 golave!

Ronaldo më pranë historisë me tripletë, vetëm 15 gola larg shifrës magjike të 1000 golave!

Para 44 minutash

Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju, kryesisht fëmijëve që jeni këtu. Dua t’ju falënderoj që na ndiqni lojën dhe neve. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, prindërit për besimin që kanë te ne, drejtuesit e akademisë dhe uroj ta shijoni këtë fushë. Uroj që ta shijoni futbollin, të gëzoni, të qeshni, të bëni gola, të miqësoheni sa më shumë dhe të rriteni si një komunitet dhe skuadër. Faleminderit shumë që jeni sot këtu”, – tha Presidenti Duka.

Fusha e re në Picallë do të vihet në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve të zonës, duke ofruar një hapësirë moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive. Ky është një tjetër investim konkret i FSHF-së në kuadër të projektit “100 Fushat”, që synon rritjen e numrit të terreneve sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në të gjithë Shqipërinë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni i “mbyll derën” Haaland-it: Kemi sulmuesin më të mirë në botë!
Para 7 minutash

Bayerni i “mbyll derën” Haaland-it: Kemi sulmuesin më të mirë në botë!

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj sërish në GJKKO pa avokat, vazhdon bojkoti
Para 8 minutash

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj sërish në GJKKO pa avokat, vazhdon bojkoti

Elbasan, komunitetet fetare bashkohen për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike
Para 21 minutash

Elbasan, komunitetet fetare bashkohen për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike

Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia
Para 26 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 9-të në Superiore, 3 lojtarë nga Egnatia

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 14 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 14 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 14 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 14 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.