Duka: Infantino perfekt, Shqipëria përfiton

Gianni Infantino është Presidenti i ri i Fifa-s. Një zhvillim epokal ky për futbollin Botëror në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Fifas ku vendimarrëse ishte dhe Shqipëria me votën e Presidentit të FSHF Armand Duka. Numri një i futbollit shqiptar i intervistuar që nga Zyrihu pak minuta pas shpalljes së Presidentit të ri përshëndet zhvillimet e Kongresit dhe zgjedhjen e Infantinos.

“Institucioni i futbollit vërtet ishte në krizë pas ngjarjeve që ju i dini pas dorëheqjes së ish Presidentit Blatter apo akuzave për korrupsion kështu që një zgjidhje sa më e shpejtë do të ishte një ndihmë e madhe për të gjithë ne, për lojën, kështu që unë vërtet jam i kënaqur që Kongresi mori një vendim besoj të duhur. Mendoj që ishte zgjidhja e më e mirë e Presidentit që prodhoi Kongresi, një njeri i cili ka goxha eksperienca dhe e njeh shumë mirë familjen e futbollit, vjen nga brenda futbollit dhe besoj se do ta ndihmojë Fifan për të dalë nga kjo gjendje dhe për t’u kthyer në misionin e saj”.

Për të gjitha ata që mund të jenë kuriozë, Duka konfirmon votën e tij pro Infantinos, ashtu siç ka bërë gjithë Europa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Votën unë e kam deklaruar përpara Kongresit në një takim që kemi patur me një pjesë të Federatave të rajonit ku kemi deklaruar votën pro Gianni Infantinos dhe gjithë Europa në mënyrë unike ka mbështetur Gianni-n”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një koment dhe për foton e përbashkët të urimit menjëherë pas zgjedhjen e Presidentit të ri të futbollit botëror.

“Tërë ditën Infantino ka qenë shumë shumë i emocionuar dhe me një ngarkesë psikologjike, sepse ok, të jesh para një eventi  dhe një gare të tillë janë emocione legjitime. Edhe në atë kohë që kemi bërë fotografinë ishte akoma i emocionuar por gjithsesi dhe i gëzuar”.

Presidenti i ri i Fifa-s, avokati 45 vjecar zviceran me origjinë italiane premton një Botëror me 40 ekipe dhe shpërndarjen e 5 milionë dollarëve cdo 4 vjet për cdo Federatë, por cfarë sjell konkretisht zgjedhja e tij për Shqipërinë?

“E rëndësishme është që të sjellë për institucionin dhe nëse institucioni shkon mirë dhe ne jemi pjesëtarë të këtij, kështu që patjetër kemi benefitet tona për futbollin shqiptar. Jam i sigurt që atio që ka thënë Gianni do t’i realizojë sepse sic ka realizuar rritjen e të ardhurave në Uefa dhe rishpërndarjen për Federatat, besoj se do t’i realizojë edhe në Fifa. Fifa i ka të gjitha mundësitë për të realizuar të ardhura më shumë se sa kaq dhe për ti investuar sërish në futboll akoma më shumë dhe kjo patjetër që do të jetë një ndihmesë e madhe sidomos për Federatat e vogla si e jona që vërtet kanë nevojë për këto financa”.

Një ndryshim i rëndësishëm në organizimin e Fifa-s është shkrirja e Komitetit Ekzekutiv me 24 anëtarë , organ që do të zëvendësohet nga një Keshill me 36 anëtarë, por a është në ambiciet e Dukës një post në organet e larta të Fifa-s?

“Nuk e kam menduar diçka të tillë, por gjithsesi këto janë institucione vërtet demokratike ku gjithkush nëse aspiron mund të afrohet, kështu që nëse jo uynë dikush tjetër nga Shqipëria në të ardhmen i ka rrugët e hapura për të qenë anëtar i këtij Këshilli të Fifa-s”.

Një temë e nxehtë për futbollin mbarëkombëtar është dhe cështja e Kosovës. Presidenti i FSHF është akoma më i bindur kur paralajmëron lajme të mira në këtë drejtim.

“E kam deklaruar që një vit më parë që rruga e Kosovës është e përcaktuar. Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plota në Fifa dhe Uefa brenda 2016-ës dhe unë besoj se kjo do të ndodhë në muajin Maj në të dy Kongreset në Fifa dhe Uefa”./SuperSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?