Duka inspekton punimet në stadiumin e Kukësit, gati në shtator

 

Presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici ndoqi punimet në stadiumin e ri të verilindorëve së bashku me kreun e FSHF-së Armand Duka.

Sipas Gjicit do të jetë gati në periudhën shtator-tetor. Ai shtoi se klubi do të luftojë sërish për të sjellë titullin kampion në qytetin verilindor të Shqipërisë pasi skuadra e Orges Shehit nuk ia doli të mposht dot Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne besojmë se në shtator-tetor përfundon dhe do të rikthehemi fuqishëm në fushën tonë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe do ta përforcojmë edhe më shumë për rikthyer titullin kampion në Kukës sepse tifozët e këtij qyteti e meritojnë”, deklaroi Gjici.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?