Duka jep lajmin e madh: Derbi Tirana-Partizani mund të luhet me tifozë!
Deri i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës mund të luhet me tifozë. Ky është pohimi nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një prononcim për “Abc Neës”, ai është shprehur se është e mundur që ndeshja e radhës mes dy ekipeve të kryeqytetit mund të luhet me tifozë.
“Për ne është plotësisht e mundshme që derbi mes Partizanit dhe Tiranës të luhet me tifozë. Ne jemi dakord, por për këtë duhet të vendosin autoritetet shëndetësore. Duhet të pyesni edhe kryeministrin Rama se çfarë mendimi ka”, u shpreh Duka.
Tashmë duhet pritur nëse kjo kërkesë që mund të bëhet nga Duka të pranohet edhe nga qeveria, që dueli i 12 korrikut të luhet më tifozë.