Duka: Kemi firmosur me Rejën dhe stafin e tij, shorti nuk ishte i keq

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka folur për Supersport pas hedhjes së shortit të UEFA Nations League, aty ku tha: “Shorti është short, nuk ishte i keq. Duhet të kemi parasysh se programi i ndeshjeve është shumë i ngjeshur, luhet çdo 3 ditë dhe duke marrë parasysh këtë gjë, është grup i vështirë, pasi luajmë në distanca të larta.

Në këtë këndvështrim, është grupi më i vështirë. Të tilla janë të ndara skuadrat, në pikëpamjen sportive skuadrat janë të njëjtit nivel. Nuk ka skuadra të lehta, duhet të përgatisësh mirë. U pa në ndeshjen kundër Andorrës, të cilën Shqipëria nuk e fitoi dot. Jemi në një grup ku të katër skuadrat kanë mundësitë e tyre. Objektivi i Shqipërisë është të jetë i pari në Grup dhe të kalojë në Ligën B dhe pse jo, të provojë me ndonjë shans në “Play-Off”, por është shumë e vështirë.

Shmangia e Kosovës? Më mirë kështu, shqiptarët do të shohin dy ndeshje dhe jo një. Më mirë që shkoi kështu. Edy Reja? Ne e kemi deklaruar që do të vazhdojmë me trajnerin, kemi firmosur kontratë jo vetëm me Rejën, por me gjithë stafin e tij, i cili është i njëjti me të cilin përfunduam ndeshjet kualifikuese të Botërorit”, tha Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?