FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka kujton 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA: Kontributi i Fadil Vokrrit mbetet i paharruar

Presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Federatës së Futbollit ë Kosovës në FIFA dhe UEFA.

Në mesazhin e tij, Duka e cilësoi këtë datë si një nga momentet më historike për futbollin kosovar, duke theksuar rëndësinë që pati pranimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot shënohen 10 vite nga një nga momentet më historike për futbollin në Kosovë, ku anëtarësimi i FFK-së në FIFA dhe UEFA vulosi Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me respekt kujtoj legjendën Fadil Vokrri, që udhëhoqi me pasion këtë mision historik për futbollin e Kosovës. Kontributi i tij mbetet i paharruar.

Urime mikut tim, Presidentit Agim Ademi, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv në këtë përvjetor të veçantë”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?