Duka mes lotësh: Edicion fantastik, djemtë e duan shumë këtë fanellë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndërpreu për pak çaste festën me tifozët dhe futbollistët në Moldavi, teksa mes lotësh falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në këtë rrugëtim.

Ishte fundi i një cikli shumë të bukur, një edicioni fantastik, ku çunat dhanë maksimumin. Kanë shumë cilësi, përveç shpirtit dhe dashurisë për fanellën. Falënderoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinhon, stafin dhe tifozerinë e mrekullueshme në të gjithë rrugëtimin.

Lot gëzimi, të një populli që feston…? Jam shumë i bindur që të gjithë po festojnë, dikush duke brohoritur e dikush me lot. Ua dedikojmë suksesin atyre çunave fantastikë, që janë të gjithë të mrekullueshëm dhe me dëshirë të madhe për fanellën. Falënderoj të gjithë, edhe mediat që na kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim

Është hera e dytë në Europian dhe do të provojmë të bëjmë më mirë se herën e parë. Atje ka shumë kualitet dhe është më e vështirë, por shpresoj të bëjmë sa më mirë”, tha Duka.

SHKARKO APP