Duka mesazh për vdekjen e Arben Fagut: Humbëm një ikonë që edukoi shumë breza!

Presidenti i FSHF-së Armand Duka shprehu dhimbjen për vdekjen e ish-trajnerit të basketbollit shqiptar Arben Fagu ditën e sotme. Në një reagim të fundit, kreu i futbollit shqiptar çmoi të ndjerin për edukimin e brezave të rinj të basketbollit dhe kontributin e vazhdueshëm të familjes Fagu.

Arben Fagu vdiq sot nga një sëmundje e rëndë në moshën 65-vjeçare. Ai stërviti ekipin e meshkujve të Partizanit, Dinamos dhe Shqipërisë.

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka

I tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Arben Fagut. Sporti shqiptar humbi një ikonë dhe një mjeshtër, që ka dhënë shumë ndër vite qoftë si basketbollist e më pas si trajner e pedagog, duke edukuar sa e sa breza. #ArbenFagu ishte pinjoll i një familjeje të madhe të sportit shqiptar, që ka nxjerrë kampionë të mëdhenj.

Përveçse një personalitet, Beni ishte edhe një mik i mirë e njeri i dashur. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fagu për këtë humbje të madhe. Do të na mungojë të gjithëve! U prehtë në paqe!

SHKARKO APP