Duka: Natë e madhe për futbollin shqiptar, urime Dinamos dhe Egnatias

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përshëndetur përmes një postimi në rrjetet sociale sukseset e Dinamo City dhe Egnatias në arenën europiane.

Duka e ka cilësuar një “natë të madhe për futbollin shqiptar” mbrëmjen e kualifikimeve, teksa të dyja skuadrat shqiptare arritën përmbysje spektakolare dhe siguruan kalimin në fazën play-off të kompeticioneve europiane.

“Urime Dinamo City për fitoren 4-0 ndaj Audas dhe kalimin në play-off të UEFA Conference League, si dhe Egnatias për triumfin 5-1 ndaj Shamrock Rovers dhe kualifikimin në play-off të UEFA Europa League”, shkruan Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vëmendjen e presidentit të FSHF-së është veçanërisht Egnatia, e cila me këtë rezultat ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League, duke regjistruar një tjetër arritje të rëndësishme në historinë e klubit dhe të futbollit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duka ka mbyllur mesazhin e tij me urimin për dy skuadrat shqiptare për sfidat e radhës në Europë.

“Tani, të gjithë sytë te sfidat e fundit! Suksese Dinamos dhe Egnatias në aventurën europiane!”, përfundon ai.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

Mund të jetë një imazh i basketboll, tenis, turmë dhe teksti që thotë "612 CURITY BBS"

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?