Duka ndjek nga afër sfidën Kosovë-Irlandë: Suksese dardanëve!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Armand Duka, ndodhet sonte në Prishtinë për të ndjekur nga afër përballjen Kosovë-Irlandë.
Duka ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga stadiumi, ku shfaqet në shoqërinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Sot në Prishtinë, për të ndjekur nga afër Kosovë-Irlandë, në ndeshjen e parë të UEFA Nations League. Suksese Dardanëve!”, shkruan Duka në postimin e tij.
Prania e kreut të futbollit shqiptar në Prishtinë vjen në kuadër të marrëdhënieve të ngushta mes FSHF-së dhe FFK-së. Duka ka qenë prej vitesh një prej zyrtarëve të UEFA-s të angazhuar në mbështetjen e zhvillimit të futbollit në Kosovë.

