Duka: Në Francë, kuqezinjtë s’do shkojnë për turizëm

Presidenti i FSHF, Armand Duka në Asamblenë e qeverisë së futbollit shqiptar ka kërkuar që Kombëtarja të mos vendoset në presion për kalimin e grupit në Francë, por kjo nuk do të thotë sipas tij se kuqezinjtë do të shkojnë për turizëm.

“Padyshim që arritja më e madhe e futbollit shqiptar është kualifikimi në Euro 2016, falë punës së trajnerit De Biasi dhe ekipit kombëtar. Treguam shumë cilësi, ditëm të fitojmë dhe barazojmë. Ditëm të fitojmë me përmbysje, të besonin dhe ringrihemi pas humbjeve edhe kur shumëkush mendonte se ishim të dorëzuar. Gjetëm ekuilibrat për të arritur te suksesi falë trajnerit De Biasi. Ekipi dha maksimumin duke reflektuar qetësi në fushë. Suksesin e arritëm të gjithë bashkë, pasi të gjithë vendosëm nga një dorë në arritjen e triumfit. Provuam dhe fituam edhe në tavolinë në CAS ndaj Serbisë, e cila nuk ka vetëm vlerën e tre pikëve, por edhe të ‘Fair Play’”, tha ai.

Duke shtuar se sa upërket objektivave në “Euro 2016”, kërkon që ekipin mos ta vendosim në presion, e “nëse do të arrijmë më shumë, do të jetë qershia mbi tortë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa përsa i përket futbollit shqiptar Duka, theksoi se “Skënderbeu na tregoi se asgjë nuk është pamundur, si në arritje, ashtu edhe në planin e investimit që klubi korçar ka bërë vitet e fundit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?