Duka nga Minsku: Synojmë kreun e grupit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ndodhet në Minsk, aty ku kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër ndeshjen e parë për këtë sezon të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë. Duka shprehet optimist për takimin e nesërm, ndërsa thekson se impenjimi te lojtarët është maksimal.

“Nuk ka ndonjë gjë ndryshe në lidhje me impenjimin e ekipit tonë, i cili është maksimal në ndeshje të tilla. Po e ndiqja me kureshtje stërvitjen, pasi na ka marrë edhe malli pas ndërprerjes nga koronavirusi”.

Presidenti i FSHF shpalos edhe objektivat për këtë sezon në Ligën e Kombeve, duke theksuar se Shqipëria synon vendin e parë në grup.

“Grupi është me 4 skuadra pak a shumë të balancuara, edhe pse ne kemi ardhur si kokë grupi. Objektivi jonë është që ne të jemi të parët e grupit dhe uroj që ta fillojmë mbarë nesër”, u shpreh Duka për A2.

SHKARKO APP